Bazuar mbi një histori të vërtetë, që haset në shkrimet e Plutarkut (“Jetë paralele”).
Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron në faktin se përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi.
Ai na ngjall para syve Romën aq antike, komplekse dhe moderne në të njëjtën kohë.
Ngjarjet zhvillohen në fillimet e Republikës së Romës. Destabiliteti i vazhdueshëm politik, shpërthimet e papritura të dhunës, rrënimi i pushtetit popullor, manipulimi i turmave, kurthet politike në Parlament, ekstremizmi demokratik, pushteti autokratik dhe përdorimi i tij, janë dekori në të cilin ndodh tragjedia e Kaj Marcit (CORIOLANUS). Fisnikëria e këtij heroi betejash mposhtet nga mungesa e aftësisë për të kuptuar makinacionet e politikës…
“Coriolanus”, një produksion të Teatrit Kombëtar, me regji nga Altin Basha si një shfaqje madhështore në skenën e “Ar Turbinës”.
Nën drejtimin e regjisorit të njohur Altin Basha, për kryeveprën e Shekspirit janë angazhuar aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe të rinj të Universitetit të Arteve.
Ky produksion madhështor, sipas Teatrit Kombëtar vjen për publikun me 80 aktorë.
“Coriolanus” një kryevepër e Shekspirit shëoi premierën me 17 dhjetor në “ArTurbina”, ndërsa do të vijojë të ngjitet në skenë dhe më: 23, 24, 25 dhe 26 dhjetor.