MENU
klinika

Rreth e rrotull globit

BBC: Bota në celuloid më 2021

29.12.2021 - 22:36

          BBC, sjell një përzgjedhje fotografish kuptimplote të realizuara nga fotografët e agjencive të lajmeve në mbarë botën, gjatë këtij viti

Më 6 janar, mbështetësit e dhunshëm të ish-presidentit kaluan barrikadat dhe hynë në ndërtesë, ndërsa Kongresi po vërtetonte fitoren për Joe Biden.

Kamala Harris bëhet gruaja e parë me ngjyrë nënpresidente, e Azisë Jugore e SHBA-së, pasi u betua në detyrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor.

Anëtarët e familjes së Vijay Raju, i cili humbi jetën nga koronavirusi, vajtojnë në një krematorium në fshatin Giddenahalli, në periferi të Bengaluru, Indi, në maj.

Një fëmijë tregon një tullumbace në Karaçi, Pakistan, pas lutjeve të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në maj.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit punojnë në vendin e një kompleksi apartamentesh 12-katëshe të shembur në Surfside, pranë Miamit në Florida, ku mbetën 98 viktima më 24 qershor. Një pjesë e mbetur e bllokut të apartamenteve u shkatërrua në fillim të korrikut, për shkak të pasigurisë. Shkaku i shembjes është ende nën hetim.

Gorilla jetime, Ndakasi, shtrihet në krahët e kujdestarit të saj, Andre Bauma, pak para se të humbte jetën, në shtator, në Virunga – parku kombëtar më i vjetër i Afrikës – në Republikën Demokratike të Kongos. Z. Bauma e shpëtoi Ndakasin dymuajshe, në vitin 2007, pasi gjuetarët pa leje vranë prindërit. Rojtarët vendosën se ishte shumë e pasigurtë në natyrë dhe kështu, e rritën atë në kopshtin zoologjik.

Imam Aleksander Bazarewicz thotë një lutje gjatë ceremonisë së varrimit të një refugjati sirian 19-vjeçar, Ahmed, i cili u mbyt në lumin Bug, duke u përpjekur të shkonte në Poloni, në nëntor. Ceremonia u zhvillua në varrezat lokale të një komuniteti të vogël mysliman në Bohoniki.

Turmat festojnë verdiktin fajtor të ish-oficerit të policisë së bardhë Derek Chauvin, jashtë Qendrës Qeveritare të Qarkut Hennepin, në Minneapolis, SHBA, në prill. Juria e shpalli Chauvin, fajtor për tre akuza për vrasjen e George Floyd: vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.

Një instalacion i titulluar ”Së bashku”, nga Lorenzo Quinn, shfaqet pranë piramidës së Gizës, në Kajro, në tetor. Ekspozita, ”Forever Is Now”, shfaqi skulptura rreth pllajës së Gizës, me vepra nga artistë bashkohorë egjiptianë dhe të huaj.

Qindra afganë hipin në bordin e një aeroplani të ngarkesave ushtarake amerikane, ndërsa largohen nga Kabuli pas pushtimit të vendit nga talebanët, në gusht. Uebfaqja amerikane e analizave të mbrojtjes ”Defence One”, raportoi për një zyrtar amerikan që kishte thënë ”ekuipazhi kishte vendosur se ishte më mirë të ngrihej, sesa t’i detyronte njerëzit të largoheshin nga avioni”.

Zëvendës-sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre, u bë gruaja e parë me ngjyrë në 30 vjet, që organizoi një konferencë të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, SHBA, në maj. “Është një nder i vërtetë të jesh këtu”, – tha ajo. “Por unë besoj se të qenit pas këtij podiumi, të qenit në këtë ndërtesë, nuk ka të bëjë me personin; ka të bëjë me atë që ne bëjmë në emër të popullit amerikan.”

Infemieri që shkon në çdo shtëpi, i injekton një gruaje vaksinën AstraZeneca Covid-19 në Siaya, Kenia, në maj.

Sipërfaqja e Marsit e parë nën roverin Mars Perseverance, në shkurt. NASA ndau qindra imazhe të planetit, ndërsa roveri filloi misionin për të gjetur shenja jete të hershme dhe për të mbledhur mostra, për një kthim të mundshëm në Tokë.

Në gusht, Julio Cesar La Cruz nga Kuba, pozoi pasi fitoi boksin e peshave të rënda për meshkuj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Pjesa e brendshme e një shtëpie të dëmtuar nga tornadoja në Mayfield, Kentaki, SHBA, në dhjetor. Tornadot pushtuan vendin dhe zyrtarët, theksuan se ishin më shkatërruesit në historinë e Kentakit. Janë raportuar më shumë se 70 viktima.

Vullnetarët vendas mblidhen në një fushë të hapur dhe presin të mbështesin zjarrfikësit gjatë një zjarri pranë fshatit Kamatriades, ishulli Evia, Greqi.

Ajsbergët shihen në grykën e fjordit të akullit Jakobshavns, gjatë perëndimit të diellit, pranë Ilulissat-it, Groenlandë, në shtator.

Matt Stutzman, nga SHBA, i njohur si ”shigjetari pa krahë”, konkurron kundër Marcel Pavlik të Sllovakisë, në garën individuale të komponimit të harkut për meshkuj, në Lojërat Paralimpike Tokio 2020, gusht.

Reperi amerikan Lil Nas X, në Met Gala 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha dhe më me yje të modës – në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, në shtator. Gala u rikthye pas anulimit vitin e kaluar, për shkak të pandemisë.

Dy astronautë me kostume hapësinore marrin pjesë në një mision në Kraterin Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit, i projektuar për të ndihmuar në përgatitjen për uljen e ardhshme në Mars, në tetor. Forumi Austriak i Hapësirës dhe Agjencia Hapësinore e Izraelit, po bashkëpunojnë në misionin trijavor.