MENU
klinika

Nga “Big Brother” në Festivalin e Këngës!

Beatrix dëgjon mes lotësh performancën e vëllait, Albanit

29.12.2021 - 12:16

Beatrix Ramosaj ka marrë sonte një nga suprizat më emocionuese ndonjëherë në “Big Brother”!

Që në fillim të spektaklit, ajo u njoftua nga moderatorja Arbana Osmani se do të dilte nga shtëpia, për të shkuar në një vend të veçantë.

E monitoruar nga kamerat dhe e shoqëruar nga sigurimi, ajo shkoi drejt Pallatit të Kongreseve, aty ku po mbahet aktualisht, nata e dytë e Festivalit të Këngës, ku vëllai i saj konkurron me këngën “Theje”, madje është përfolur shumë edhe si një nga pretendentët kryesorë për fitoren.

Krejt papritur, Beatrix e gjeti veten aty, teksa në skenë doli vëllai i saj për të performuar.

Krejt e befasuar, këngëtarja u përlot teksa shihte të vëllain. “Po dukesh shumë bukur, të dua shumë”, tha ajo, teksa shprehte se ishte ëndrra e saj ta shihte vëllain në atë skenë.

Teksa ai performonte, Trixa nuk i mbajti dot lotët, duke na emocionuar edhe të gjithëve ne nga ekrani.

Pas performancës, ata mundën të takoheshin, dhe përveç vëllait, ajo takoi edhe të ëmën.

“Jetoje jetën në maksimum, mos e vrit mendjen për asgjë”, i tha Albani të motrës, duke i dhënë asaj mesazhin dhe forcën që i nevojitej.