MENU
klinika

“Kanë armë”

Berisha: Selia e PD e mbushur me banda të armatosura, kanë kërcënuar demokratët

13.12.2021 - 17:10

Sali Berisha dhe Belind Këlliçi nga selia e PD kanë deklaruar se disa të rinj demokratë janë kërcënuar me armë.

“Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu. Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata? Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat.“, tha Berisha.