MENU
klinika

Fokusi ishte...

Bilanci i 100 ditëve të qeverisjes së mandatit të tretë, përfundon mbledhja me ministrat

22.12.2021 - 17:01

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat për të bërë një analizë mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.

Që prej orës 09:30, kreu i qeverisë mblodhi ministrat në vilën qeveritare, ku “dhane” llogari para Ramës.

Fokusi kryesor ishin pandemia dhe procesi i rindërtimi.

Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.

 

 

“Ka përfunduar pas 6 orësh mbledhja e qeverisë. Është bërë analiza e punës e çdo ministrie këto ditët e para e qeverisë. Janë prekur shumë çështje në këtë mbledhje, ku secili ministër ka bërë një tablo të punës së tij. Janë fokusuar secili ministër në nismat e marra. Janë cekur rindërtimi dhe pandemia, por edhe çështjet që lidhen me infrastrukturën. Rama ka dëgjuar ministrat dhe ka dhënë direktivat, pak më parë kur dolën ministrat kemi pyetur Ahmetaj dhe ai ka konfirmuar se ka qenë një mbledhje pune. Ajo ka nisur në orën 9 e 30 të mëngjesit e ka zgjatur rreth 6 orë”, tha Gjençaj.