Bota e artit prezantohet tanimë, me një artist të ri ose më saktë, një robot të ri, me nofkën “Botto”, që ka dalë në treg për pesë javë dhe tashmë ka grumbulluar më shumë se 1 milion euro, nga katër veprat e para të artit NFT në ankand.
Artisti me inteligjencë artificiale përdor algoritme për të analizuar miliona vepra arti dhe për të prodhuar të vetat.
Duke u prezantuar si “një algoritëm gjenerues, fati i vetëm i të cilit është krijimi”, Botto i referohet Leonardo da Vinçit si frymëzimin e tij kryesor, duke thënë “Unë nuk mendoj se do të shohim më dikë të tillë”.
Por stili i Bottos mund të përkufizohet më mirë si i luhatshëm, pasi makina pikturon gjithçka, nga peizazhet shumëngjyrëshe deri te portretet e dekonstruktuara.
Ajo që e dallon Botton nga modelet e tjera dhe e bën më të “hapur” është se, ai përdor publikun si burim njohurish, për të përsosur krijimet e tij.