MENU
klinika

Debat i ashpër me Bashën

Bushati: Traun e Rrugës së Kombit e more dhe e fute në shtëpi, e vodhe Sokol Olldashin

17.12.2021 - 07:55

Një debat ia shpër është zhvilluar në emisionin “Open” mes analistit Andi Bushati dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Bushati e ka akuzuar Bashën për vjedhje në Rrugën e Kombit, madje se ka marrë në shtëpi edhe traun e asaj rruge, teksa e ka akuzuar kryedemokratin edhe se i ka vjedhur zgjehdjet Sokol Olldashit.

Nga ana tjetër, Basha i ëhstë drejtuar Bushatit me fjalët “farë komunisti” dhe “nip i Hysni Kapos”, ndërsa është shprehur se nuk ëhstë peng i askujt.

Pjesë nga debati:

Bushati: Edhe traun e Rrugës së Kombit shkove e fute në shtëpi

Basha: ti je një gënjeshtar dhe një shpifës, ti e meriton të çohesh në Gjykatë. Sponsorizuesit e medias tënde i kam çuar në Gjykatë

Bushati: Vetëm me emër?

Basha: Pse, prokuror jam unë? S’ma heq dot ti mua betejën që kam bërë

Bushati: Ulje kokën para Edi Ramës. Je i kapur, je i kapur!

Basha: Je nip i Hysni Kapos dhe i detyrohesh Sali Berishës që ka qenë mjek i Hysni Kapos.

Bushati: Që të dy bashkë të zgjodhën ty në krye të PD-së

Basha: Mua më zgjodhën demokratët dhe unë do ta pastroj PD-në nga mbeturinat e komunizmit

Bushati: Ia vodhe Sokol Olldashit. Apo edhe SOkol Olldashit i Bllokut ishte, prandaj ia vodhe

Basha: Unë jam ball-lartë, nuk kam asgjë dhe askënd të më mbaj peng. Nuk kam asnjë detyrim

Bushati: Do ulësh sytë prapë?

Basha: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë. Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!