MENU
klinika

Premier League, Java 16

Cityt i mjafton goli i Sterling për të mbajtur kreun

11.12.2021 - 16:30

Një sukses me vuajtje, por shumë i rëndësishëm ky i sotmi për Manchester Cityn, që fiton 1-0 në shtëpi kundër Wolves. Tri pikë që mbajnë Sitizens në krye të renditjes për të paktën edhe këtë javë.

City ka vuajtur shumë për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes. Duhej të vinte minuta e 66-të e lojës, kur u akordua penallti që Sterling të shënonte në portën e Wolverhampton.

Me kalimin e minutave sfida është ndezur, çka e ka detyruar gjyqtarin kryesor të mos i kursejë kartonët e verdhë, por edhe një të kuq për miqtë. Kjo ndikoi shumë, me vendasit që administruan golin e vetëm, duke mos rrezikuar në pravavijë.