MENU
klinika

Dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes

Arrestohet 56-vjeçari në Korcë

04.12.2021 - 15:20

Policia e Korçës ka arrestuar një 56-vjeçari pasi ka dhunuar psikologjikisht ish-bashkëshorten e tij në mënyrë të vazhdueshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të shtetasit Sh. R., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases E. Xh., 50 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.