MENU
klinika

Rama nuk i kursen batutat

Dorëzohen banesat e reja në Lezhë

23.12.2021 - 17:56

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhet në Lezhë, ku në prang të Krishtlindjeve u janë dorëzuar qytetarëve banesat e reja që janë rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Rama tha se të gjithë familjet brenda vitit 2022 do të hyjnë në shtëpitë e reja. Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka kursyer as batutat.

“Ja kush është. Më vjen mirë sepse këtu jo vetëm që janë bërë 97 apartamente, banesa më të mirë më të forta dhe kur radha po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja sesi komëshit do shikojnë sikur kanë faj që nuk u ka rënë tërmeti dhe atyre. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë.

Sidoqoftë mbështetje dhe njerëzit në cadra ishin në numër të kufizuar dhe sot rreth 100. Pp sot shumë familje do i thonë gëzuar njëri-tjetrit në një shtëpi të re dhe do mendojnë se politika dhe politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se nuk ka, harrojeni se do e shihni.

Nga tërmeti deri sot ne patëm një ngjarje të jashtëzakonshme, u shtyn afatet u zgjat koha megjithatë, e dini shumë mirë se në një vend që është fuqia e 5 ka akoma familje në kabina dhe këtu nuk është se dua të bëj krahasime po dua ta them se ky është prioriteti i prioriteteve. S’ka një ditë të mos mendoj për ata që duan të hyjnë në shtëpi. 97 më pak nesër në mendjen time pasi sot hyjnë në shtëpi. Dhe sic e kemi premtuar me ndihmën e zotit brenda vitit të ardhshëm do kemi të gjithë në shtëpia dhe kujtesa e tërmeti do jetë ky realitet i transformuar”tha Rama ndër të tjera.