MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Dua Lipa konfirmon ndarjen me Anwar Hadid?

27.12.2021 - 07:41

Një ditë më parë, Dua Lipa publikoi disa fotografi në rrjete sociale duke uruar Krishtlindjen. Në mesin e fotove që publikoi në Instagramin e saj, mungonte modeli Anwar Hadid. Kjo është parë si një konfirmim nga ana e këngëtares lidhur me thashethemet se është ndarë me modelin pas dy vitesh lidhjeje.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe festat. Pushimet mund të jenë një kohë e vështirë, kështu që bëni të mundur që të dashurit tuaj të mos jenë vetëm, ata që kanë pësuar një humbje ose ata që janë larg familjeve dhe miqve të tyre këtë vit. Ju dërgoj dashuri dhe shërim.”,shkroi Dua krahas fotove.

Thuhet se shkak është bërë distanca. Dua po qëndron në Londër kohët e fundit pasi po punon për albumin e saj të ri ndërkohë që modeli e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në New York.