MENU
klinika

NBA

Durant i papërmbajtshëm me 51 pikë, Nets mbajnë kreun

13.12.2021 - 12:40

Formohen dy dyshe të forta konkurrentësh në konferencat e NBA. Nëse në Perëndim ka një duet në krye mes Golden State dhe Phoenix Suns, në Lindje janë Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks që vijojnë duelin “kokë më kokë”, teksa të dy ekipet fituan në sfidat e fundit.

Nets triumfuan 116-104 në fushën e Detroit Pistons, ndeshje ku u dallua Kevin Durant me 51 pikë. Brooklyn kryeson me një fitore më shumë se ndjekësi më i afërt Milwaukee.

Bucks mposhtën 112-97 New York Knicks në shtëpinë e këtij të fundit. 7 lojtarë të ekipit kampion në fuqi realizuan mbi 10 pikë, me Middleton që ishte më i miri me 24 pikë. Antetekounmpo realizoi vetëm 20 pikë, duke përdorur një strategji tjetër dhe luajtur për shokët e skuadrës.

Në Perëndim, fiton ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 106-94 Orlando Magic, ndeshje ku u dallua LeBron James me një “triple double”, 30 pikë, 11 rebound, 10 asist. Kalifornianët mbeten në vend të gjashtë, duke bërë një sezon me oshilacione deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi