MENU
klinika

NBA

Warriors bien pas 2 fitoreve dhe humbin edhe kreun

12.12.2021 - 14:56

Skuadra e Golden State u mund 102-93 në shtëpinë e Philadelphias, duke pësuar humbjen e pestë sezonale. Një humbje që i kushton kreun në Perëndim ekipit të Warriors. Embiid me 26 pikë ishte lider për Philadelphia në këtë sfidë, që e meritoi fitoren.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 106-104 Orlando Magic, sfidë ku diferencën e bënë Jackson me 25 pikë e Kennard me 23 pikë.

Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, forca e tretë në Perëndim, që mposhti 123-98 Washington Wizards jashtë fushe. Mitchell me 28 pikë ishte më i miri në parket.

Miami Heat fitoi 118-92 ndaj Chicago Bulls, një sfidë mes dy rivalësh direktë për play off në Lindje. LaVine realizoi 33 pikë për Bulls, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Miami u dallua Robinson me 26 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN