MENU
klinika

NBA

Suns arrijnë Warriors në krye, Bucks shkëlqejnë me Giannis

11.12.2021 - 11:19

Phoenix Suns fitoi 111-90 ndaj Boston Celtics dhe arrin Golden State në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Suns realizuan mbi 10 pikë, sfidë ku u dallua McGee me 21 pikë e 15 rebound.

Fiton edhe ekipi i Los Angeles Lakers që mundi 116-95 Oklahom City thunder jashtë fushe. LeBron James realizoi 33 pikë, duke qenë lider për kalifornianët.

Një përbindësh në fushë ishte edhe Antetokounmpo, që realizoi 41 pikë e 17 rebound në fitoren që Milwaukee Bucks arriti ndaj Houston Rockets, me rezultatin 123-114.

Rikthehet te fitorja Brooklyn Nets, që mundi 113-105 Atlanta Hawks falë 31 pikëve të Durant, sukses që mban Nets në krye të renditjes. Zhgënjen sërish Dallas Mavericks, që u mund 106-93 nga Indiana Pacers (LaVert 26 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak