MENU
klinika

NBA

“Triple double” i James nuk mjafton, humbin Lakers

10.12.2021 - 12:34

Edhe pse LeBron James realizoi një “triple double”, me 20 pikë, 10 rebound e 11 asist, kjo nuk mjaftoi për Los Angeles Lakers, që u mundën 108-95 nga Memphis Grizzlies. Jackson me 25 pikë e Bane me 23 bënë diferencën në fushë për Memphis, që e meritoi fitoren.

Triumfon edhe ekipi i Utah Jazz, që mposhti 118-96 Philadelphia jashtë fushe. Plot 8 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, duke e kthyer në një fitore kolektive.

Skuadra e San Antonio Spurs, falë 23 pikëve të White, 21 të Walker dhe 20 të Murray, mposhti 123-111 Denver Nuggets. për miqtë u dallua i zakonshmi Jokic, me një “triple double” (22 pikë, 13 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN