MENU
klinika

NBA

Warriors marshojnë, humbin Bucks dhe Nets

09.12.2021 - 12:21

Skuadra e Golden State vijon shkëlqimin në këtë sezon të NBA. Warriors morën fitoren e 21-të që nga starti pas fitores 104-94 ndaj Portland Trail Blazers, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Perëndimit. Curry me 22 pikë e Poole me 20 ishin më të mirët në parket, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Poëell për miqtë.

Po në Perëndim fiton edhe Utah Jazz, që mundi thellë 136-104 Minnesota jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Mitchell me 36 pikë. Jazz mban vendin e tretë, në ndjekje të Phoenix Suns dhe Golden State.

Në Lindje ishte surprizë humbja e kampionëve të Milwaukee Bucks, që u mundën 113-104 nga Miami Heat. 40 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për skuadrën nga Florida, ndërkohë që u dallua Martin me 28 pikë.

Humbet edhe ekipi kryesues i Brooklyn Nets, që u mund 114-104 ndaj Houston, ndeshje ku 6 lojtarë të Rockets realizuan mbi 10 pikë. Mungesa e Kevin Durant u ndje shumë te Nets.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN