MENU
klinika

Basha i riktheu në PD

Dy ish-deputetët i bashkohen 11 dhjetorit të Berishës

02.12.2021 - 19:15

Gazment Oketa dhe Aleksandër Biberaj u larguan nga Partia Demokratike në vitin 2012 pas një konflikti me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe iu bashkuan FRD-së së Bamir Topit, por u rikthyen në PD nga Lulzim Basha, duke u zgjedhur edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Pavarësisht se ishte Basha ai që i rikthehu në PD, të dy ish-deputetët kanë vendosur që t’i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur pikërisht nga ai që i largoi, Sali Berisha. Biberaj thotë se e ka firmosur formularin pasi ka ndjekur vullnetin e shumicës, ndërsa Oketa shprehet se nuk e ka firmosur formularin, pro do të jetë në Kuvend si një përfaqësues i PD-së që respekton statutin dhe institucionet.

Përsa i përket rikthimit të Berishës në krye të PD-së, Oketa dhe Biberaj ndajnë mendime të ndryshme. “Në terma afatgjatë, rikthimi i Berishës do të ishte zhvillim jo pozitiv”, thotë Oketa, ndërsa Biberaj shprehet se dorëheqja e Bashës është zgjidhja më e mirë për PD.

“Qëndrimi në 8 vite në krye të PD-së, duke mos pasur rezultate pozitive, duhet të bënte Bashën të reflektonte. Jam i bindur që bashkimi ynë dhe fillimi i protestave, që me datë 12, deri me rrëzimin e kësaj qeverie, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet Biberaj për A2.

Ata i kërkojnë deputetëve të PD të reflektojnë mbi situatën në të cilën ndodhet partia dhe të mos mendojnë për interesat personale./m.j