MENU
klinika

Sipas prestigjozes “Time”

Elon Musk shpallet njeriu i vitit 2021

13.12.2021 - 17:32

Elon Musk, themeluesi i Teslas është shpallur “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja “Time”.

Brenda një viti, Musk ka arritur të kaloj Jeff Bezos në garën hapësinore duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

“Time” ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

“Njeriu më i pasur në botë nuk ka shtëpi dhe së fundmi ka filluar të shesë pasurinë e tij. Ai lëshon satelitët në orbitë.

Ai drejton një makinë që e ka ndërtuar vetë dhe nuk përdor benzinë. Ai ëndërron Marsin teksa “kalëron” në Tokë”, thuhet ndër të tjera në artikull.