MENU
klinika

"E kam ulur në 4% më parë dhe mund ta bëj përsëri!"

Fjalimi i Erdogan kundër inflacionit

20.12.2021 - 15:11

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ka ulur më parë inflacionin e Turqisë në rreth 4% më parë dhe shtoi se mund ta arrijë këtë përsëri, ndërkohë që niveli i çmimeve kaloi 21%, pas një përpjekjeje agresive për të ulur interesat në vend. Erdogan ka thënë se politika, që ka rrëzuar valutën e vendit, është pjesë e një “lufte të suksesshme të pavarësisë ekonomike”.

Ai thotë se politikat do nxisin eksportet, punësimin, investimin dhe rritjen ekonomike, por shumica e ekonomistëve e quajntë një veprim të shkujdesur, dhe parashikojnë se inflacioni do të rritet përtej 30% në vitin e ardhshëm. Lira tukre shënoi një nivel rekord prej 17 kundër dollarit në tregtinë e së Premtes. E goditur nga shqetësimet e inflacionit, valuta ka humbur mbi 55% të vlerësk ëtë vit dhe 37% në 30 ditët e fundit. Gjatë fjalimit Erdogan përsëriti këndvështrimin e tij të pazakontë se interesat shkaktojnë rritje të çmimeve dhe shtoi se inflacioni me shumë mundësi do të bjerë së shpejti.

“Herët ose vonë, ashtu siç e ula inflacionin deri në 4% kur erdha në pushtet, ne do ta bëjmë përsëri. Por unë nuk do të lë popullin tim të dërrmohet nën normat e larta të interesit” – tha Erdogan. Në vitin 2011, kur Erdogan ishte kryeministër, inflacioni ra në rreth 4%. Që prej bitit 2017 është rritur dhe në Nëntor shtoi 3.5% brenda 1 muaji dhe 21.3% me bazë vjetore. Shumë turq kanë thënë se rritja me 50% e pagës minimale e lajmëruar nga Erdogan javën e kaluar, ç’ka pritet të rrisë dhe inflacionin, nuk do të jetë e mjaftueshme. Erdogan tha se problemet e Turqisë vijnë për shkak të “sulmeve të paarsyeshme” ndaj ekonomisë dhe hodhi poshtë thirrjet për kontrolle të kapitalit. “Kursi i këmbimit është arma e lojës që po i bëhet Turqisë dhe pasi çmimet të stabilizohen, ne do të na hapen dyert e një Turqie më të madhe dhe më moderne brenda disa muajve”- tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si po ndikon tek njerëzit?

Çfarë ndikimi ka rënia e lirës turke?

Nga AlJazeera/ Lira bie në nivele të ulëta rekord

Banka Qendrore e Turqisë ul sërish normat

Nga Financial Times/ "Surpriza e Turqisë rrezikon tregjet..."

Dëbimi i shefit të bankës qendrore shkund besimin e investitorëve


“Po ‘ushqehet’ nga rritja e fuqisë blerëse të familjeve”

Analiza: Si parashikohet gjendja e ekonomisë shqiptare në të ardhmen?

Sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

Më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet