MENU
klinika

''The Guardian''

Fragmente kulminante 2021

30.12.2021 - 21:56

         Fotografët të cilët, kanë shkrepur disa prej momenteve më domethënëse të vitit që po lëmë pas, shpjegojnë për ”The Guardian”, çfarë realizuan.

Funerali për viktimat e koronavirusit në Mumbai

Punonjësit e varrezave, si ky person në foto, kishin një rol të rëndësishëm gjatë funeraleve të viktimave me covid. Ata ishin të vetmit që mund të ndiqnin ritet e fundit. Kjo, sipas fotografes që ka shkrepur këtë imazh, tregon humanizmin e njerëzve në raste të tilla tragjike.

 

Njerëzit në pritje, në mes të detit

Deti është një nga rrugët më të rrezikshme për emigrantët që kërkojnë të largohen nga Lindja e Mesme. Kjo pamje është shkrepur në Lampeduza, Itali. Emigrantët ndodhen në një varkë druri në mes të detit dhe “udhërrëfyesi” i tyre në ato momente, duket Hëna.

 

Kim Kardashian në Met Gala

Kjo fotograi e Kim Kardashian, në disa aspekte është humoristike. Por, nga ana tjetër, tregon sesa e çuditshme mund të jetë bota e personazheve të famshme. Përgjithësisht, femrat vishen në mënyrë elegante ose për të treguar sensualitet, por në rastin konkret Kim kishte zgjedhur t’i habiste të gjithë.

 

Shtëpia e mbuluar nga hiri

Shpërthimi i vullkanit mund të shkojë deri në këtë pikë, saqë shtëpia të mbushet plot me hi. Kjo nuk ishte e vetmja në Ishujt Kanarie, kur shpërtheu vullkani. Megjithatë edhe mbuluar me hi, shtëpia qëndron e fortë.

 

Murgesha falet me policin, në Mianmar

Protesta të shumta pati pas grushtit të shtetit në Mianmar. Me qindra vetë, mes tyre edhe fëmijë u vranë nga forcat e sigurisë. Mes protestuesve ishte edhe kjo murgeshë, e cila në këtë rast, duket sikur po falet me policët.

 

Skuadra e varrmihësve

Të shumta kanë qenë vdekjet nga covid-19 edhe përgjatë vitit 2021. Kjo bëri që shumë shtete të ngrinin skuadra për të varrosur viktimat nga koronavirusi, për shkak se familjarët nuk mund të qëndronin pranë tyre.

 

Tom Daley dhe thurja

Tom Daley është kampion olimpik. Është kënaqësi të fotografosh atë dhe kjo, për një arsye të thjeshtë. Përgjithësisht, nëse nuk është duke u zhytur, e gjen teksa thur.

 

Turma mësyn në Capitol

Mbështetësit e Donald Trumpit ishin të përgatitur për dhunë, gjatë protestave të 6 janarit. Kjo pamje është bërë gjatë përfundimit të trazirave, pasi tubuesit kishin hyrë në Kongres.

 

Sa bukur… Një vullkan!

Për disa, të afrohesh pranë pranë një vullkani në shpërthim, nuk është aspak problem. Kjo fotografi tregon sesi turistët, janë mbledhur përreth kraterit, për të shikuar llavën që del nga thellësia e tokës.

 

Momentet e fundit të një gorille të braktisur

Fotografia është shkrepur në Republikën Demokratike të Kongos. Gorilla ngordh në krahët e kujdestarit të saj, i cili e kishte marrë në kujdestari që prej vitit 2007.

 

Një vajzë e vogël në shtëpinë e bombarduar, në Gaza

Lufta sjell shkatërrim. Pasojat i vuajnë të gjithë, sidomos fëmijët. Vajza në fotografi, quhet Raghad dhe është detyruar të largohet nga shtëpia, për shkak të bombardimeve.

 

Talebanët lënë armët, për t’u falur

Talebanët morën Afganistanin, sapo u larguan forcat e NATO-s. Por edhe pse të armatosur gjer në dhëmbë, kur vjen koha e faljes, ata lenë armët dhe kryejnë ritet e nevojshme.

 

Zjarret në Greqi

Banorët e fshatit bregdetar të Roviesit, në Greqi, vajtuan këtë verë humbjen e parajsës së tyre, pyjet me pisha dhe shtëpitë e vogla që u shkrumbuan nga zjarret, që zgjatën plot 9 ditë. Fshati, që ndodhet rrëzë një mali në ishullin Evia, në veri-lindje të Athinës, ka qenë prej kohësh një pikë tërheqëse për grekët dhe turistët e huaj. Zjarret masive i kthyen pyjet dhe kosheret e bletëve në hi, si dhe rrafshuan me dhjetëra shtëpi dhe dyqane.

 

Vrasja e Sarah Everard

Vrasja e Sarah Everard nxiti protesta të mëdha në Londër, ndërsa për vrasjen akuzohet punonjësi i policisë metropolitane të Londrës.

Zhdukja e Everard-it, ndërkohë që ajo po kthehej në shtëpi mbrëmjen e 3 marsit, ngjalli revoltën e shumë grave, të cilat shprehen për rrezikun e ecjes vetëm në rrugë gjatë natës, si dhe për dështimin e policisë, apo të shoqërisë për t’i trajtuar këtë çështje.

Policia zbuloi trupin e Sarah Everard më datë 10 mars, në një pyll, 80 km larg Londrës. Për vrasjen u akuzua Wayne Couzens, një 48-vjeçar efektiv i Policisë Metropolitane të Londrës, që nga viti 2018. Kohët e fundit, ai shërbente si roje sigurie për parlamentin dhe ambasadat e huaja në Londër.

 

Rasti i Eriksen-it

E gjithë bota u trondit kur mesfushori Eriksen ra në mes të fushës së futbollit dhe pësoi arrest kardiak. E gjithë vëmendja gjatë Euro 2020 u përqendrua aty dhe kjo fotografi, tregon dëshpërimin e shokëve të tij të skuadrës, por edhe shpresën se çdo gjë do të bëhet mirë.