MENU
klinika

Shpërdoroi detyrën

GJKKO nuk ndryshon masën për Thoma Gëllçin, ish-drejtori i RTSH mbetet në burg

14.12.2021 - 12:05

GJKKO nuk ka ndryshuar asnjë masë për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin.

Ish-drejtori, do të vijojë të qëndrojë në burg. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se Gëllçi është akuzuar për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.

SPAK ndërkohë, ka thënë se është duke hetuar sërish për tendera të tjera, ku dyshohet se Gëllçi është i përfshirë.