MENU
klinika

“Kujdes se do pushtojmë Selanikun”

Greqia vendoset në gatishmëri pas kërcënimit të Turqisë

22.12.2021 - 13:00

Në javët e fundit kanë qenë disa kërcënimet e Turqisë kundrejt Greqisë duke bërë që Athina të jetë në gatishmëri për cdo provokim të mundshëm. “Forcat e Armatosura nuk pushojnë kurrë, as në festa kombëtare. Në fund të fundit, turqit kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen, e cila parashikonte shmangien e provokimeve gjatë festave fetare dhe gjatë muajve të verës” shkruan “To Vima”.

Grekët i frikësohen faktit që krizën e brendshme për shkak të rënies së lirës, Erdogan mund ta zhvendosë në Egje apo Evros me provokime të tjera për të larguar vëmendjen.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos shprehet se është gati dhe i qetë, edhe pas informacionit se Turqia do të tentojë menjëherë pas pushimeve të dërgojë anije me refugjatë të huaj apo të rinisin kërkimet për hidrokarbure.

“Ushtria greke po shqyrton edhe skenarët më ekstremë, si dërgimi i refugjatëve që vuajnë nga koronavirusi nga deti në Greqi” shkruan “To Vima”.

Në rrezik të sfidave të reja dhe incidenteve, ministri i Brendshëm shkoi në kufirin me Turqinë në Evros dhe paralajmëroi zgjerimin e gardhit me 26 kilometra të reja. I gjithë perimetri i kufirit greko-turk është rreth 98 km, por shumica janë fortifikuar, jo vetëm nga gardhi, por edhe nga punime të tjera.

Në 21 Nëntor një anëtar i komitetit qendror të partisë “AKP” të Erdoganit lëshoi ​​kërcënime lufte kundër Athinës, duke thënë se “Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Le të shohim se çfarë ndodh. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë” tha ai.

Dje këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yiğit Bulut kërcënoi hapur Greqinë.

“Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkroi ai në një postim në Twitter.

Betimi kombëtar turk është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.

Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev