MENU
klinika

Mbrojti portën e Werder Bremen

Historia e Tim Wiese, nga portier te Wrestling

17.12.2021 - 18:26

Midis viteve 2000 dhe 2010, Werder Bremeni përjetoi një nga periudhat më të ndritura në historisë, ndoshta e dyta vetëm pas epokës së Otto Rehhagel në fund të viteve 1980 dhe mesin e viteve 1990.

Lojtarë të mëdhenj luanin në “Weserstadion” në epokën e trajnerit legjendar, Thomas Schaaf: nga Micoud te Klose dhe Ailton, nga Özil te Frings, Borowski e kampioni i botës në vitin 2014, Per Mertesacker. Vetëm për të përmendur disa.

Futbolli, në qytetin e muzikantëve, është karakterizuar gjithmonë nga kontrasti mes talentit të kampionëve dhe ulje-ngritjeve të lojtarëve mesatarë dhe shumë meteorëve.

Tim Wiese, për shembull, i përket kategorisë së dytë. Nuk ishte aty, në vitin 2004, kur skuadra fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Ai mbërriti në vitin 2005, pas një sezoni te Kaiserslauterni, por qëndroi në Bremen për 7 vjet dhe u bë një element kryesor i formacionit të Thomas Schaaf.

Për shumë të tjerë ishte pikë e dobët e ekipit, sepse gafat i kishte të shpeshta. U bë një lloj idhulli për pritjet e pazakonta, aq sa të krahasohej me Oliver Kahnin, jo për aftësitë e tij teknike, por më shumë se çdo gjë tjetër për shpërthimin e tij emocional.

Ka bërë disa ndërhyrje vrastare, si ajo me stilin gërshërë ndaj Thomas Müllerit apo me këmbën në fytyrën e Ivica Olicit, në derbin e veriut, kundër Hamburgut. Një faull që Franz Beckenbauer, në atë kohë, e përcaktoi si “vrasje të mbetur në tentativë” dhe që i kushtoi atij edhe një kallëzim penal (më vonë i arkivuar). Në fakt, ai u pezullua vetëm një ndeshje.

Nëse kërkon sot në internet emrin e Tim Wiese, informacioni që jepet nuk do të ketë lidhje me Werderin, por me mundjen (Wrestling). Dhe sigurisht në WWE (World Wrestling Entertainment) është një industri parash e prodhuar në SHBA. Fiziku i tij, si skulpturë, kombinuar me guximin, e kanë bërë një nga “yjet” e këtij sporti. Sot njihet me nofkën “Makina”.

“Në Gjermani, njerëzit qeshin kur flitet për mundjen, por në SHBA është një sport që bën bujë. Prodhon shumë para, është një shfaqje fantastike”, – tha Tim Wise për “Sport1”.

“Dua të jem i pamposhtur, të lëndoj të tjerët që ata të mos më lëndojnë. Mendoj se do të jem “djaloshi i keq”, ky është rregulli, duhet të mësohem me të. Si futbollist, kam qenë njeri i keq kur më shanin.”

Debutimi i tij në Wrestling ndodhi në vitin 2016, në ringun e Mynihut, së bashku me Cesaron dhe Sheamus, përballë Primo, Epico dhe Bo Dallas. Të pranishëm në publik ishin edhe bashkëlojtarët e tij, Per Mertesacker dhe Torsten Frings.

Wiese, megjithatë, pavarësisht se e ka pranuar mungesën totale të interesit për botën e futbollit, nuk e ka harruar kurrë, aq sa në vitin 2017 u shfaq me fanellën e SSV Dillingen, në serinë e tetë gjermane (futboll amator), në Bavari, jo larg Mynihut, ku debutoi në ring. (Supersport)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN