MENU
klinika

Korrupsion strukturor

Wanda dhe Icardi akuzohen për pastrim parash

17.12.2021 - 16:45

Mbetet çifti më i diskutuar i momentit, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ende në sy të ciklonit, por këtë herë jo për ndonjë tradhti apo kontadiktë.

Nga Argjentina ka ardhur një akuzë për “pastrim parash”, “dhunë institucionale” dhe “korrupsion strukturor” ndaj kompanisë së tyre, “World Marketing Football SRL”, me qendër në Itali, përmes së cilës Wanda Nara menaxhon biznesin e saj dhe atë të bashkëshortit futbollist.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, pas hapjes së dyqanit të parë të kozmetikës në Buenos Aires nga Wanda Nara, pronar i “Fundación por la Paz y el Cambio Climático de Argentina”, Fernando Miguez, paraqiti një ankesë në gjykatën e kryeqytetit, ku thekson se pastrimi i parave do të përfshinte gjithashtu “aktivitete të tjera të prodhimit të veshjeve, markën WANDA dhe Wanda Nara Cosmetics”.

Sipas denoncimit, kompania e Wandës dhe Icardit kanë si objektiv sigurimin e fondeve monetare në vijim të aktivitetit sportiv të një prej partnerëve të saj. Këto fonde lejohen të vijnë edhe nga tregu i zi i kapitalit, të marra jashtë çdo marrëveshjeje kontraktuale.

Kjo bëhet për të shmangur pagesat e taksave ndërkombëtare. Sipas dokumentit, përmes kësaj kompanie pastrohen para për t’u kthyer më pas në të ardhura me origjinë ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak