MENU
klinika

Një prej tyre është ai që prisnim

Instagrami ka disa ndryshime të reja

13.12.2021 - 11:17

Nëse kur u zgjuat sot mund të keni vënë re diçka ndryshe në Instagram, përgatituni të shihni ndryshime të reja gjatë këtyre ditëve. Ndryshimi i parë që mund të keni parë sot nëse keni postuar në InstaStory, është shfaqja e listës së personave që kanë parë postimin tuaj. Tashmë ata nuk shfaqen më me emrin e përdoruesit, por me emrin që ndodhet në profilin e tyre.

Një tjetër përditësim është se përdoruesit mund t’iu përgjigjen komenteve me anë të “Reels”, një tjetër mënyrë kjo për ta bërë më interaktive përfshirjen në rrjetin social.

Gjithsesi, gjatë muajit Dhjetor, Instagrami do të kryejë disa përditësime të tjera, të cilat përflitet se do të jenë:

“Rage Shake”

Nëse shkundni celularin tuaj kur aplikacioni shfaq një problem, kjo do të jetë “të vrasësh dy zogj me një gur”. Raportimi i një problemi bëhet më i lehtë dhe kompania do të njoftohet shpejt për çfarëdolloj çështjeje që nuk shkon me programin. “Rage Shake” nuk është diçka e re pasi deri më tani ka qenë opsion për Facebook e Snapchat, por do t’i shtohet edhe Instagramit.

Fshirja e fotove “karusel”

Opsioni i shumëpritur për fotot që nuk na pëlqejnë nga një postim “karusel”, pra që ka disa imazhe në një postim, do të jetë pjesë e latformës. Tashmë do të mund të zgjidhni fotot që nuk ju pëlqejnë nga postimi për t’i fshirë, pa qenë nevoja t’i hiqni të gjitha. Shkoni në postimin karusel që dëshironi, shtypni “Edit”, shkoni te fotoja dhe zgjidhni ikonën e koshit për të fshirë të përzgjedhurën. Jepini “Done” dhe kaq ishte.

“Pëlqime sekrete” në Story

Ky është një përditësim i cili është kryer për disa përdorues me fat dhe kur shihni Story-n e dikujt, përkrah hapësirës për të dërguar mesazh, ndodhet edhe një ikonë zemre. Ndryshe nga reagimet e mesazheve, mendohet se do të vijë si njoftim, por një gjë është e sigurt: flirtimet në Instagram do të ndryshojnë tërësisht.

Rendi kronologjik

Faqja kryesore, e cila funksionon me algoritmin “Al” ka një mospëlqim të madh nga përdoruesit. Këta të fundit preferojnë të shohin postimet e miqve të tyre në rend kronologjik, ndërsa “Al” bazohet në aktivitetin e përdoruesit për të krijuar një “feed” më të personalizuar, të mbushur me “të preferuara”. Megjithatë, Instagram ka deklaruar se po punon me opsione të reja për t’i dhënë përdouesve më shumë kontroll në mënyrë që të shohin personat që ndjekin në një rend kronologjik, por nuk tenton ta kthejë plotësisht.

Një tjetër ndryshim i përfolur janë njoftimet për “screenshots” që njerëzit mund t’i bëjnë postimit tuaj, por duket se do të jenë vetëm një thashethem.