MENU
klinika

Serie A, Java 19

Juventus e mbyll mirë vitin, ngec Atalanta

21.12.2021 - 23:39

Ashtu sic pritej, edhe pse me vuajtje, Juventus bëri “detyrën” në shtëpi ndaj Cagliarit, duke fituar 2-0 dhe afruar me vendet e para. Një mbyllje e vitit e mirë, dy fitore radhazi për bardhezinjtë. Ndërsa Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertë me Genoan.

Juventus gjeti golin e parë në 40’, ku sërish loja nuk bind dhe vetëm një shtyllë më parë ndaj një ekipi që lufton për mbijetesë dhe është në katet e fundit të renditjes janë pak. Madje, goli ka ardhur “aksidentalisht”.

Bernardeschi provoi goditjen në portë, por në rrezen e topit doli Kean, i cili e devijoi pa dashje drejt portës, duke befasuar portierin. Moise Kean është sulmuesi më i ri me të paktën 3 gola të shënuar në këtë sezon. Ai ka shënuar në tre nga gjashtë ndeshjet që ka luajtur si titullar.

Juventus vuajti edhe në pjesën e dytë, madje duhet të falenderojë portierin që nuk pësoi. Goli i sigurisë për vendasit do të vinte në minutën e 83’ nga Bernardeschi. Një gol që i dha qetësi Allegrit, Juventus e mbyll vitin në vendin e pestë.

Ndërsa Atalanta, pas humbjes në shtëpi me Romën, nuk arrin të fitojë edhe përballë Genoas, një skuadër që po rrezikon rënien. Bergamaskët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në transfertë. Gjimshiti luajti titullar për 90 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë parregullsi për Milan

Hetimet, Guardia di Finanza në zyrat e Inter