MENU
klinika

Dalin pamjet

Kapet 1.5 ton drogë “made in Albania” në Turqi

07.12.2021 - 13:30

Xhandarmëria dhe policia turke kanë kapur 1.5 ton drogë të ardhur nga Shqipëria. Burime zyrtare bëjnë me dije se droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në një zonë bregdetare, fshehur në një zonë të pyllëzuar.


Muğla’nın Dalaman ilçesinde Jandarma ve Sahil Güvenliğin düzenlediği operasyonda 1.5 ton uyuşturucu madde skunk ele geçirildi

Nga operacioni, deri më tani janë arrestuar tre persona si dhe u kapën 3 armë zjarri tip pistoletë.

Operacioni

Sipas mediave turke, raporton Abcnews.al, policia kishte marrë informacion se gjatë këtyre ditëve në zonën e Muglas do të mbërrinte një sasi e madhe droge nga Shqipëria. Menjëherë pas marrjes së informacionit ka nisur kontrolli i territorit duke konstatuar mjetin lundrues që u fut në zonë për të lënë sasinë e madhe të drogës. Pasi konstatuan mjetin, policët shkuan në vendin ku dyshohej se ishte lënë lënda narkotike duke e sekuestruar atë.