Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi pak ditë më parë se presidenti Ilir Meta do të rikthehet në krye të partisë që themeloi vetë vite më parë, kur të përfundojë mandatin zyrtar që ka si kreu i shtetit.
Kryeministri Rama u pyet sot për këtë deklaratë dhe zgjodhi ta kalonte atë me një koment të shkurtër. “Unë nuk hyj në marrëdhëniet familjarëve të të tjerëve”, u shpreh Rama.
Çfarë deklaroi Monika Kryemadhi ditë më parë.
“LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam e bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju.
Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. Sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI.“