MENU
klinika

Krishtlindje në llogore

Kur ”dezertuan” ushtarët anglezë dhe gjermanë

26.12.2021 - 11:43

        Armëpushimi i Krishtlindjeve të vitit 1914, është më i veçanti në histori. Në parathënien e librit “Armëpushimi i Krishtlindjeve”, Alan Cleaver shkruan se nata e Krishtlindjes shënoi fundin e javëve të shiut të rrëmbyeshëm. Kur shiu pushoi, vendi u përfshi nga acari. Kur u zgjuan, ushtarët e gjetën veten të rrethuar nga dëbora: Krishtlindje e bardhë, me të vërtetë.

Sipas dëshmisë së një ushtari britanik:

Kisha 50 ushtarë në togë, para betejës dhe në fund, mbetën 29. Shumica u plagosën. Data 25 dhjetor, ishte një ditë shumë ndryshe. Krishtlindjet i kaluam në paqe, në vend që të vazhdonim të qëllonim mbi njëri-tjetrin. Në një farë mënyre, u vendos armëpushim dhe ne biseduam me gjermanët midis llogoreve.
Në një moment, një ushtar gjerman u tregon të tjerëve një objekt të pazakontë në kohë lufte: jo pushkë, por top futbolli.

Në fund të fundit, nuk duhet shumë për një ndeshje, vetëm një top i hedhur në mes të fushës dhe loja fillon; të gjithë janë dakord menjëherë.

 

Këtu, ushtarët britanikë dhe gjermanë ndahen në dy ekipe kundërshtare dhe fillojnë të luajnë. Ndeshja e futbollit vazhdon për një gjysmë ore, në fund gjermanët fitojnë 3:2. Më pas, gjithçka përfundoi siç nisi, ushtarët kthehen pa dëshirë në llogore.

Sipas letrave të ushtarëve anglezë:

Në disa zona, ishim vetëm 100 metra larg dhe folëm gjithë natën. Ata gjithashtu u ofruan të luanin futboll. Në kthim, do t’ju tregoj përsëri për transformimin e pabesueshëm që ndodhi në agim të ditës së Krishtlindjes. Asnjë e shtënë sot dhe ngrica është ende e pashkelur në tokën e ngrirë. Një ndryshim i bukur, pas shiut.

Pas armëpushimit, rifillon lufta, por ushtarët refuzuan të qëllonin armikun, me të cilin ishin vëllazëruar. Si ndëshkim, ushtarët britanikë dërgohen në frontin e Verdunit, ndërsa gjermanët në frontin lindor. Për një ditë e një natë të vetme, gjermanët dhe anglezët, nuk kishin qenë më armiq dhe ishin bashkuar në një përqafim vëllazëror.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit