MENU
klinika

Krimi në Kodër Kamëz

Ky është 30-vjeçari Can Kariçi që u gjet i vrarë brenda makinës

24.12.2021 - 11:31

Ky është 30-vjeçari Can Kariçi që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në Kodër Kamëz. I riu, që rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë u vra mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda automjetit me targa të huaja, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Brenda në makinën ku ndodhej viktima u gjet dhe një armë, e cila është dërguar në laborator për ekspertim. Mësohet se ai drejtonte mjetin e tij me targa gjermane, ku persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë para ‘Golf 4’, dhe e kanë qëlluar me armë. Të dyja anët e rrugës, që lidh bathoren me Institutin kanë kamera, të cilat do të këqyren.

Mes të tjerash gazetarja tha se ka dyshime se mes autorëve dhe viktimës mund të kishte njohje, pasi nga dëshmitarët e ngjarjes, thuhet se ka pasur një komunikim të vogël verbal mes viktimës dhe autorëve.

Grupi hetimor po heton të shkuarën kriminale të viktimës, pasi sipas informacioneve të policisë, ai ishte pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe dy viktimat e nëntorit në Astir, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.

 

 

Can Karici