MENU
klinika

Scriptorium

“Liria që na përcaktohet nga masat anti-covid, a është liri?”

02.12.2021 - 18:36


Sam Sokol/

Lara Logan pas vizitës së saj në Auschwitz e krahasoi Anthony Fauci-n, drejtorin e sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara me Josef Mengele, doktorin nazist, nofka e të cilit ishte ¨ëngjëlli i vdekjes¨.

Në Fox News Primetime, ajo shprehet se doktor Fauci, nuk përfaqëson shkencën në sytë e njerëzve. Madje ai iu kujton Josef Mengele, doktori i tmerrshëm që eksperimentoi me çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampet e përqendrimit.

Covid shkatërroi shumë vende, përmes ndikimit në të drejtat civile, niveli i vetëvrasjeve ka pësuar një rritje të konsiderueshme, varfëria gjithashtu ka pësuar rritje, ekonomia është përkeqësuar së tepërmi. Njerëzit po i shohin qartë pasojat e menaxhimit të keq të kësaj pandemie por megjithatë nuk e përpijnë më dot, asgjë që po bëhet.
Mengele kur operonte si fizikant në kampet e përqëndrimit në Auschwitz, zgjidhte se cilët nga të burgosurit do të bënin punë të rënda fizikë e cilët do të çoheshin menjëherë në dhomat e gazit. Mengele nuk u mjaftua me kaq, ai bëri eksperimente pafund në kampe, si e si të vërtetonte që raca ariane ishte superiore ndaj racave të tjera.

Muzeu i famshëm i Polonisë iu kundërpërgjigj këtyre deklaratave ¨të krahasosh njerëz të cilët u vranë në mënyrë makabre përmes eksperimente pseudo-mjekësore me njerëz të cilët po luftojnë që të gjejnë vaksinat e duhura për të shpëtuar jetë njerëzish është e turpshme¨.

Retorika të këtilla janë simptoma që shfaqin haptazi qëndrimet kundër moralitetit dhe intelektualitetit shprehet përfaqësuesi i muzeut në llogarinë e tij në Twitter.

Krahasimet e tilla mes fushatave të vaksinimeve e maskave me Holokaustin janë shtuar duke qenë se shumë aktivistë mbajnë yllin e verdhë (si çifutët dikur) e dalin nëpër protesta anti-vaksinim e mbledhje publike.

Republikani Thomas Massie, shpërndau një meme përmes së cilës krahasonte qartazi masat që po merren përgjatë pandemisë dhe mënyrës si u trajtuan të burgosurit gjatë Holokaustit. Ata kishin të vulosur nëpër kyçet e duarve nga një numër që shërbente për t’i identifikuar.

Fotografía që Thomas Massie shpërndau thoshte me shkronja të mëdha: NËSE PËR TË HYRË NË NJË RESTORANT, EVENT, SHESH, APO EDHE PËR T´U RIKTHYER NË VENDIN TUAJ JU DUHET NJË LETËR, JU NUK JENI MË TË LIRË AS VENDI JUAJ NUK ËSHTË MË NJË VEND I LIR˨.

Sam Sokol është gazetar dhe hulumtues izraelit e historisë së tij. Është autori i ¨Putin’s Hybrid War¨ dhe ¨The Jews¨.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi

BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

“Sekreti i lumturisë”