MENU
klinika

Situata e futbollit anglez

Liverpool nuk do të marrë asnjë lojtar të pavaksinuar

19.12.2021 - 13:27

Situata në futbollin anglez mbetet e nderë. Shumë ndeshje janë shtyrë dhe po diskutohet që të pezullohet kampionati për dy javë. Klubet kanë vënë rregulla të forta edhe për sa i përket vaksinimit.

Shumica do të penalizojnë futbollistët që nuk vaksinohen, duke mos i paguar. Por Liverpool shkon më tej, nuk do të afrojë në skuadër as në merkaton e dimrit dhe as në atë të verës së ardhshme asnjë futbollist të pavaksinuar.

Edhe pse ka nevojë për përforcime Klopp do ta hedhë vështrimin nga lojtarët e vaksinuar, pasi të pavaksinuarit përbëjnë një rrezik të madh duke parë situatën emergjente që ka krijuar në Angli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN