MENU
klinika

Premier League, Java 17

Liverpool përmbys Newcastle, Salah vendos rekord

17.12.2021 - 00:01

Liverpool mban ritmin e Manchester Cityt në krye, teksa fitoi në shtëpi 3-1 përballë Newcastle, duke e zhytur skuadrën e blerë nga sheikët në fundin e renditjes. Të kuqtë janë vetëm një pikë larg vendit të parë.

Pas golit të shpejtë të Shelvey, Liverpool ka përmbysur gjithçka që në pjesën e parë me golin e Jota dhe atë të Momo Salah, që tashmë duket se nuk ka të ndalur dhe vazhdon te mrekullojë në Premier League.

Veç kësaj, egjiptiani sonte ka arritur një rekord që mbahej nga Jamie Vardy duke shënuar apo dhënë asist në 15 ndeshje radhazi të Premier League. Pra, ndeshjen tjetër, Salah ka shansin ta kalojë këtë rekord të sulmuesit të Leicester.

Në fundin e ndeshjes, Alexander-Arnold shënoi golin e sigurisë, duke mbyllur sfidën 3-1. Liverpool duket në rrugën e duhur dhe nuk i ndahet Cityt në krye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN