MENU
klinika

Njësoj si në Bundesligë

Premier League drejt vendimit ekstrem ndaj të pavaksinuarve

15.12.2021 - 17:18

Klubet e Premier League janë gati të mbrohen ndaj lojtarëve që nuk janë vaksinuar. Sipas Daily Mail, klubet angleze duket se po studiojnë të pezullojnë rrogat e një pjese të rrogës së futbollistëve që nuk janë vaksinuar.

Në rast se do të jenë të detyruar të futen në izolim për shkak të një infektimi të mundshëm (siç ka ndodhur me Kimmich në Gjermani), atëherë gjatë kësaj periudhe nuk do t’i paguajnë.

Një hipotezë që hyn në një kontekst shumë të tendosur në Mbretërinë e Bashkuar, ku vala e infektimeve nga varianti Omicron shqetëson shumë. Ndër të tjera, Manchester United, Tottenham ose Aston Villa janë goditur në ditët e kaluara nga raste të ndryshme pozitive brenda skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi argjentinas tërhiqet mes lotësh

Probleme shëndetësore, Aguero “var këpucët në gozhdë”