MENU
klinika

Premier League, Java 17

City shpërthen me 7 gola dhe mban kreun

15.12.2021 - 00:01

Fitore tenistike e Manchester City ndaj Loco Bielsa dhe Leeds United, që në “Etihad Stadium” pësojnë një humbje 7-0 nga djemtë e Pep Guardiola-s…

Që do të ishte goleadë u duk që në pjesën e parë, kur për pak më shumë se 30 minuta, vendasit e gjetën veten me rezultatin 3-0 me golat e Foden, Grealish dhe De Bruyne.

Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi dhe erdhën rrjetat e Mahrez, zërish De Bruyne, Stones dhe Ake, duke kompletuar kështu suksesin e frikshëm dhe që i jep sinjal Premier League dhe Liverpool…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN