MENU
klinika

Premier League, Java 17

Supergoli i Brojës vlen një pikë, Arsenal kap zonën Champions

16.12.2021 - 00:01

Arsenali arrin fitoren e dytë radhazi pasi përpara pak ditësh mundi Southampton me rezultatin 3-0. Në derbin e ndezur ndaj West Ham sonte në “Emirates” arriti të triumfonte 2-0 me golat e Martinelli dhe talentit Smith Rowe.

Në mes, një karton i kuq për Hammers dhe penalltia e humbur nga Lacazzette. Skuadra e Arteta-s parakalon West Ham dhe shkon në vend të katërt.

Barazim 2-2 mes Crystal Palace dhe Southampton. U duk se goli i Armando Broja-s do të sillte 3 pikët për Shejntorët, por në pjesën e dytë Ayeë barazoi shifrat në 2-2 final.