MENU
klinika

Çfarë thotë policia

Magazina me materiale drusore përfshihet nga flakët në Pogradec

11.12.2021 - 11:39

Përfshihet nga zjarri një magazinë në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:05. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të rrugës së Rëmenjit, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale lëndë drusore, në pronësi të shtetasit I. D.

Në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.