MENU
klinika

Shifra të larta në Greqi

Mbi 7 mijë raste të reja dhe 94 të vdekur nga Covid

24.12.2021 - 18:25

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 7665 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit. Me këtë shifër numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1,064,243, nga të cilët 50,4% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 206 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2591 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Sakaq, në 24 orët e fundit është rritur numri i viktimave. Sot raportohen 94 të vdekur si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 20,292.