MENU
klinika

Temperaturat nën zero

Në flakë, fshati më i ftohtë në botë

12.12.2021 - 11:30

Pavarësisht temperaturave nën zero, zjarret kanë pushtuar disa hektarë toke shumë pranë fshatit më të ftohtë në botë zero.

Mediat e huaja bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë shpërthyer në Oymyakon, një fshat në Siberi, besohet të jetë vendbanimi më i ftohtë i banuar në Tokë dhe ku së fundmi është regjistruar temperatura prej minus 60 gradë celsius.

Por pavarësisht temperaturave të akullta, zjarret vazhdojnë të gllabërojnë tokën.

Ato quhen ndryshe “zjarre zombi”, ndërsa veçantia e tyre vrastare qëndron në mënyrën sesi pavarësisht temperaturave minus, zjarri nuk fiket falë një sasie gazi metani, që krijon një efekt mbrojtës.