MENU
klinika

Bundesliga, Java 15

Ngec Dortmund, përmbys Bayern dhe arratiset në krye

11.12.2021 - 18:33

Janë mbyllur ndeshjet e pasdites në Bundesliga sa i përket javës së 15-të ku bie në sy sigurisht përmbysja e Bayern Munchen 2-1 ndaj Mainz dhe barazimi 1-1 i Borussia Dortmund në fushën e Bochum, skuadër që sivjet lufton për mbijetesën.

Kësaj here uk shënon Lewandowski. Mainz në pjesën e parë po fitonte 0-1 me golin e Onisiwo, ndërsa në pjesën e dytë ndizet Coman shënon 1-1 dhe më pas është talenti i ri Musiala ai që vendos shifrat në 2-1 dhe arratisjen e skuadrës së Nagelsmann në renditje.

Dortmund pësoi gol në pjesën e parë dhe më pas e pati të vështirë të reagonte edhe pse prodhuan lojë. Haaland në hije totale, teksa duhet një gol i Brandt për të shmangur humbjen në fund.

Sukses i thellë për Leipzig ndaj Borussia Monchenglabah, që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar plot 10 gola. Klubi i Red Bull triumfoi sot 4-1 me golat e Gvardiol, Andre Silva, Henrichs dhe Nkunku. Jovetic është heroi i Hertha Berlin në suksesin 2-0 ndaj Arminia Bielefeld, teksa Hoffenheim fiton në fushën e Freiburg (1-2).