MENU
klinika

Tensionet në selinë blu

Nishani-Bashës: Fshihesh mes grave! Nuk ke burrëri për beteja politike

16.12.2021 - 13:40

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Albana Vokshin dhe Evi Kokalarit në selinë blu.

Ai e cilësoi Bashën të paaftë për tu përballur me beteja të forta politike dhe një burracak që fshihet pas grave.

Nishani tha se kjo është përgjegjësi direkte e tij, duke e paralajmëruar se dhuna e ushtruar ndaj zonjave të PD, do të marrë përgjigjen që i takon.

“Lulzim Basha që nuk pati kurrë burrërinë të bënte beteja të forta me kundërshtarin politik, rrëgjimin e Edi Ramës, sot nxori dy gra, të shajnë e bërtasin në oborrin e Selisë.

Ky burracak që u fsheh mes grave, ditën kur Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike shkoi në Seli, sot ndërseu individë që as nuk e kuptojnë se çfarë thonë e bëjnë, kundër zonjave të nderuara, pasqyrë qytetarie, morali dhe integriteti të lartë.

Lulzim Basha e di mirë se kjo është e do të mbetet përgjegjësi direkte e tij personale.

Dhuna e sotme ndaj zonjave të Partisë Demokratike do të marrë përgjigjen që i takon.

Koha do të ecë përpara”, shprehet Nishani.

Tensionet e djeshme në selinë blu, kanë lindur pasi deputetja Albana Vokshi mbaroi mbledhjen me anëtaret e LDG dhe jashtë e prisnin dy zonja të cilat e kanë kundërshtuar, duke i thënë se mandati i saj ka përfunduar. Pas takimit ato janë shprehur në lidhje me referendumin e 18 dhjetorit duke theksuar se do vijnë herë pas here në selinë blu. Në përfundim të mbledhjes një mbështetëse e Lulzim Bashës ka ‘përzënë’ Kokalarin nga selia blu duke e quajtur mashtruse, pro*titutë dhe legene.