MENU
klinika

Nga Adriatik Doci

Një stadium me të çmendur për të mbajtur SPAK-un larg Familjes

12.12.2021 - 11:44

Ironi historike. Sali Berisha zbrazi nëpër Shqipëri një pjesë të thasëve me para të pista, nën hundën e SPAK, për 27 Foltoret e hallit tij familjar.

Mblodhi të çmendurit dhe rrethin e korrupsionit në stadium, për të ‘rithemeluar’ PD-në pas 31 vitesh me Tritan Shehun, grupin e ish-pionierëve, vilave, bankomatëve dhe eskortës luksoze, me vetë në krye si doktor i byroistëve dhe që i rregullonte krevatin Enverit dhe Nexhmijes.

Pikërish PD-në që e ka mjelë dhe dhunuar për 30 vite me radhë për pasurimin e Familjes së tij, ku në fund e ktheu në bunker për t’u mbrojtur nga bombardimi amerikan si i korruptuar, shantazhues dhe minues i demokracisë në Shqipëri.

I gjithë ky mozaik marrëzie dhe hipokrizie vetëm për të trembur SPAK që të mos veprojë ndaj tij për një sagë me krime njerëzore dhe ekonomike, ndaj Shkëlzenit me miliona euro si sekser dhe pastrues parash me boronica në Gërdec, ndaj Argitës me miliona USD si taksidare, ndaj dhëndrit me 19 kulla të ngritura me para të dyshimta dhe ndaj Lirisë si pastruese e parave të ikonave të evazionit, shfrytëzimit të pasurive publike dhe së fundmi në kërkim nga SPAK për pastrim të parave të mafies italiane.

A tuten SHBA dhe SPAK nga manifestime të tilla frike të korrupsionit elitar?! Ky dimër duket i gjatë dhe i vendosur