Jo vetëm Torino, Napoli dhe Cagliari. Lista e interesimeve për të marrë Marash Kumbullën është zgjeruar. Tanimë është edhe Fiorentina që ka shfaqur interesimin për shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë.
Së fundmi ishte Napoli që dëshironte kartonin e Kumbullës, por Roma duhet të rivlerësojë situatën. Nga ana tjetër Marash Kumbulla po e pëlqen së tepërmi këtë sfidë të re që i ka ardhur në karrierë dhe kërkon që të bind me çdo kusht Murinjon se mund të luajë titullar me të.
Dëshira e lojtarit të Kombëtares është që të qëndrojë te Roma, por duhen parë edhe planet e portugezit. Tani që ofertat nuk mungojnë, klubi do të bëjë një vlerësim të situatës, mes qëndrimit apo jo të mbrojtësit shqiptar.