MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Myrto Uzuni shpallet futbollisti i vitit në Hungari

28.12.2021 - 19:39

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, ka fituar një çmim shumë prestigjioz individual në Hungari, pasi është shpallur “Lojtari i vitit” sipas presidentëve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.

Ky trofe vjen pas një viti fantastik që 26-vjeçari ka pasur me ekipin e tij Ferencvaros. Uzuni në gjysmën e parë të viti ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Ferencvarosh, i cili u shpall kampion në Hungari.

Por dhe fillimi i sezonit të ri nuk lihet pas, ku në 15 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 7 herë. Këto statistika ishin të mjaftueshme, që pjesa më e mirë e drejtuesve të klubeve hungareze, ta shpallnin atë si lojtarin më të mirë të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak