MENU
klinika

Do të shpëtoni…

Një truk i thjeshtë se si të largoni erën e duhanit nga shtëpia

29.12.2021 - 13:29

Nëse ju shqetëson era pasi keni pirë një cigare në dhomën e ndenjes ose në ndonjë dhomë tjetër në shtëpinë tuaj, ka një zgjidhje të thjeshtë. Një përdoruese e rrjeteve sociale ka treguar disa këshilla për të larguar erën e pakëndshme të cigareve në shtëpi.

Gjithçka që duhet të bëni është të prisni disa qepë në gjysmë dhe t’i vendosni në dhoma. Edhe pse mund të mos tingëllojë joshëse, qepët do të thithin të gjitha aromat që përhapen në dhomë. Pas disa ditësh, freskojeni shtëpinë me një spray aromatik.