MENU
klinika

Putin: Do të zbusë rritjen e çmimeve të gazit

Nord Stream 2, gati të nisë punën

30.12.2021 - 23:33

Presidenti rus Vladimir Putin tha se gazësjellësi “Nord Stream 2” do të zbusë rritjen e çmimeve të gazit në Europë dhe se është gati të nsië eksportet. Nord Stream 2 u përfundua në Shtator, por nuk ka marrë ende miratim rregullator nga Gjermania dhe Bashkimi Europian. Projekti përballet gjithashtu me kundërshtime nga Shtetet e bashkuara dhe vende të tjera si Ukraina dhe Polonia, që thonë se do të rrisë influencën e Rusisë në Europë.

Gazësjlleësi pritej të përfundonte në 2019-n, por ndërtimi u pezullua pas kërcënimeve për sanksione nga administrata e Donald Trump dhe tërheqjen e mëvonshme të kompanisë Zvicerano-holandeze, Allseas, nga shtrimi i tubave. Rusisë i’u desh ta përfundojë projektin me flotën e vetë. Putin tha këtë javë se zgjatimi i dytë i gazësjellësit binjak është mbushur me gaz.

Gazësjellësi prej 11 miliardë dollarë është ndërtuar nga gjiganti shtetëror Gazprom dhe gjysma e kostove janë paguar nga kompani europiane të energjisë, si Uniper dhe BASF në Gjermani, Gjiganti ndërkombëtar Shekl, OMV e Austrisë dhe Engie e Francës. Certifikimi i tubacionet përmes shtratit të Detit Baltik nga Rusa në Gjermani, nuk pritet përpara gjysmës së parë të vitit 2022.

Europa është përballur me çmime rekord të gazit, ndërkohë që rritja e kërkesës dhe rimëkëmbja ekonomike kanë shteruar furnizimet. Disa politikanë kanë fajësuar Rusinë për kufizimin e eksporteve. Putin tha se Nord Steram 2 do të reduktojë çmimet e gazit në Europë ashtu si dhe në Ukrainë, duke rritur furnizimet.