MENU
klinika

Shtohen rastet e reja në vendin fqinj

Omicron shumë afër Shqipërisë

04.12.2021 - 15:21

Dy raste të reja, të cilat dyshohen se janë të infektuar me variantin Omicron,  kanë rritur shqetësimin në Greqi, dy ditë pas konfirmimit të rastit të parë në Chania. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy persona që kishin udhëtuar jashtë vendit por që nuk kanë pasur kontakte me rastin e parë të identifikuar.

Pacientët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë zhvilluar simptoma të lehta.

Rikujtojmë se Greqia ka ashpërsuar masat kundër Covid, duke gjobitur me 100 euro personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen.