MENU
klinika

Kosova nis me dozën e tretë të vaksinës

Pasaportë shëndetësore në çdo aktivitet publik

09.12.2021 - 14:53

Këtë të enjte edhe në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, duke filluar nga mosha 18 vjeç.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, doza e tretë nuk mund të injektohet më herët se 8 javë pas dozës së dytë. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se vendimi vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt bëhen 6 muaj nga dozat e para të vaksinave.

DRITON VELA

MJEK I SEMUNDJEVE TE BRENDSHME

“Doza përforcuese është shumë e rëndësishme për disa arsye, e para në kuadër të valës Delta e dimë që me kalimin e kohës bie efikasiteti i vaksinave sidomos ndaj infeksionit me variantin Delta, tani kësaj i shtohet edhe shfaqja e variantit të ri që po përhapet në Evropë dhe me gjasë do arrijë edhe në Kosovë nëse nuk ka arritur tanimë. Studimet kanë treguar se doza e tretë e rrit 25 deri 40 herë nivelin e antitrupave neutralizues”.

Fushata e imunizimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars me profesionistët shëndetësorë,ndërsa deri më tani janë vaksinuar plotësisht rreth 770 mijë qytetarë.

Qeveria ka bërë të detyruar përdorimin e pasaportës shëndetësore thuajse në çdo aktivitet publik apo institucion.