MENU
klinika

Serie A, Java 17

“Poker” golash, Inter merr komandën

13.12.2021 - 00:59

Shtatë fitore në tetë javët e fundit të Serie A, vetëm një barazim në derbi dhe 43 gola të shënuar në 17 javë kampionat, pra më shumë se 2 për ndeshje… Ky Inter të “kall datën”.

Kampionët e Italisë ishin shumë mbrapa përpara një muaji dhe e shihnin Milanin dhe Napolin 7 pikë larg, por me një ecuri të jashtëzakonshme sot rikthehen në krye të Serie A dhe komandojnë, 1 pikë më shumë se skuadra e Stefano Piolit…

Me Cagliarin është spektakël i radhës, me golat e Lautaro Martinez (2) që humbi edhe penallti, të zakonshmit tashmë Calhanoglu dhe Alexis Sanchez, që kthehet te rrjeta pas gati 7 muajsh nga hera e fundit, Interi fitoi 4-0.

Ky ekip shtyp këdo që i del përpara dhe e bën me petkun e kampionit, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i vitit 2021 dhe kur shpallet kampioni i dimrit në Serie A.

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi