MENU
klinika

Çfarë parashikohet?

Rama, Vuçiç dhe Zaev firmosin 5 marrëveshjet e bashkëpunimit

21.12.2021 - 13:26

Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev kanë firmosur 5 marrëveshje, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

1.Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2.Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3.Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe sigurimit (AEOS).
5.Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
Kujtojmë që në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen me këtë nismë.

“Ballkani i Hapur është një aspiratë më shumë se sa një nismë. Çdo marrëveshje këtu e afron vendet tona ne BE, ndaj vendet e tjera të Ballkanit perëndimor duhet të na bashkohen”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana e tij Vuçiç tha se kjo nismë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku.

“Kjo është një nismë, që do të përgatitë të ardhmen e fëmijëve tanë, të lidhim qytetarët tanë me njëri tjetrin, ata që deri dje kanë menduar më shumë për të shkuarën se sa për të ardhmen”, tha Vucic.

Kryeministri Zoran Zaev tha se së bashku janë hedhur hapa të dukshëm, ndonëse shprehu shqetësimin pse ende nuk janë zhvilluar konferencat ndërqeveritare me BE-në.

“Gjatë kësaj nisme kemi theksuar se kjo është e hapur për të gjithë vendet në rajon. Ne në Ballkanin perëndimor dimë të punojmë së bashku dhe dimë të arrijmë suksese” ddeklaroi Zaev.

I pranishem online ishte edhe Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhejli. Ai tha se gjithmonë ka qenë shumë pozitisht ndaj kësaj nisme, sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, njëlloj si në BE.

“Kjo nismë tregon se rajoni është gati për integrimin dhe po e bën këtë. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe në të BE-së. Ftoj edhe 3 partnerët e tjerë të bashkohen në këtë nismë, e cila shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien” – tha Varhejli.